top of page
123.jpg

Presidenti Thaçi deklarohet rreth anulimit të takimit nga Vuçiq

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 7, 2018
  • 1 min read

Takimi i paraparë të zhvillohet sot ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuciq në Bruksel, është anuluar.

E anulimin e këtij takimi e ka komentuar edhe vet Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Express

Pas anulimit të takimit në Bruksel në mes të Thaçit dhe Vuçiqit ka folur edhe vet Thaçi. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se respekton interesim e përfaqësuesve të Serbisë për të diskutuar me serbët e Kosovës dhe shpresoj që mesazhet e tyre do të jenë në funksion të paqes e stabilitetit. Thaçi ka thënë se, Kosova i ka institucionet e veta kredibile. Deklaron se secili duhet ta respektojë itinerarin e lejuar dhe se nuk do të lejohet cenimi i sovranitetit të Republikës së Kosovës. Gjersa, tha se nuk e konsideron si bojkot. “Ne kemi bërë dialog përmes zonjës Mogherini dhe kemi konstatuar se dallimet janë shumë të thella dhe tani jemi në pozicione shumë të largëta.

Por, ka mbetur që të punohet për idetë tona”, tha Thaçi 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page