top of page
123.jpg

Përfundon takimi në Bruksel, ja çfarë thotë Thaçi

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 7, 2018
  • 1 min read

Ka përfunduar para pak minutash takimi në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherinin.

Takimi ka zgjatur shumë shkurt, ndërsa që në takim ka qenë i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, shkruan GazetaBlic. Thaçi pas takimit ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila garanton njohjen reciproke, anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB. Por sipas tij ky do të jetë një rrugëtim i vështirë.Bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, sapo përfunduam takimin bilateral me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila garanton njohjen reciproke, anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB.

Ky rrugëtim do të jetë i vështirë, por i domosdoshëm për sigurimin e paqes afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe ka mbështetje të gjithanshme. HTH 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page