top of page
123.jpg

Shqipëria e nis me fitore, Xhaka e Strakosha heronjtë kuqezi

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 7, 2018
  • 1 min read

Kombëtarja Kuqezi ka fituar përballjen ndaj Izraelit me rezultatin 1-0, falë golit fantastik të shënuar nga Taulant Xhaka në minutën e 55-të. 

Shqipëria e nis kështu në mënyrën më të mirë të mundshme këtë aventurë në kompeticionin më të ri futbollistik, Liga e Kombeve.

Pas fitores 1-0 ndaj Izraelit, Shqipëria kryeson Grupin 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve, me 3 pikë në një ndeshje të luajtur, duke lënë pas Skocinë që nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, dhe Izraelin me 0 pikë në një ndeshje. Pas dy aksioneve të rrezikshme të Izraelit në zonën kuqezi, Shqipëria përgjigjet me Gurin (7’). Sulmuesi shpërdoron një rast fantastik, teksa pasi bën gjithçka shumë bukur në zonë, nuk arrin dot të finalizojë saktë.

E pabesueshme është ajo që humbet Izraeli (40’) kur shpërdoron një shans të artë me portë të boshatisur, por Strakosha nxiton të korrigjojë atë gabim në komunikim mes tij dhe Gjimshitit, duke penguar sulmuesin e Izarelit që të dërgojë topin në rrjetë. Minuta e 55 është vendimtare për Shqipërinë, me Xhakën që shënon një gol fantastik me goditje të shkëlqyer nga jashtë zone.

Pavarësisht shqetësimeve në gjysmëfushën kuqezi, me disa raste të neutralizuara nga Strakosha, Shqipëria shfaqet ofensive me kundërsulme. I tillë është rasti në minutën e 62-të, kur Hysaj shpërdoron një shans fantastik kur pas asistit të Xhakës, i vetëm përballë portierit, ka dërguar topin jashtë kuadratit.

Një tjetër shans i humbur është edhe ai i minutës 75 kur goditja e shkëlqyer e Hykës është ndalur nga portieri izraelit. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page