Thaçi takon Mogherinin – Vuçiq nuk duket askund
- rilindjashqiptare
- Sep 7, 2018
- 1 min read

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, posa ka takuar shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Ndërkohë, në Bruksel ende nuk është parë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Mediat serbe thanë se Vuçiq ka mundësi ta anulojë takimin në Bruksel dhe vizitën në Kosovë, megjithatë, sot do të dihet e gjitha. Aty siç raporton ekipi i KP, nuk janë parë as mediat serbe. Megjithatë, mediat në Serbi kanë raportuar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka mbërritur në Bruksel, ku, sipas informatave të Tanjugut, në orën 10:00, do të takohet me Përfaqësuesen e Lartë të BE, Federica Mogerini. Sipas rendit të ditës, pas takimeve të ndara me Mogerinin, do të ndodhë takimi trepalësh, me pjesëmarrjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Mediat në Serbi dje gjatë ditës kanë raportuar se Vuçiqi po shqyrton mundësinë që të anulojë takimin me Thaçin në Bruksel, sikurse edhe vizitën e tij në Kosovë. Një tjetër lajm nga rts thoshte se Vuçiqi do të shkojë në Bruksel për ta takuar vetëm Mogherinin, por jo edhe presidentin Vuçiqin.
Comentarios