Tri rastet kur vajzave u lejohet ta gënjejnë një mashkull
- rilindjashqiptare
- Sep 8, 2018
- 2 min read

Që një marrëdhënie të funksionojë duhet të ketë patjetër sinqeritet dhe këtë e dimë mirë, por në disa raste një gënjeshtër e bardhë mund ta shpëtojë marrëdhënien.
Dhe një shpjegim për këtë mund ta merrni më së miri në rubrikën e revistës Elle, Ask E.Jean. Rasti është ky:“Para pak kohësh rashë në dashuri më një djalë. Në fillimet e lidhjes, ai më pyeti: “Është organi im gjenital më i madh nga i ish-ëve të tu?”.
U zura aq në befasi nga ajo pyetje dhe i dhashë një përgjigje të sinqertë.
Që prej atij momenti marrëdhënia jonë u ndikua nga pasiguria e tij. Unë jam 27 vjeçe, i dashuri im 29, ndërsa ish-i me të cilin e krahasova është 37.
Ai e pranon që është i pasigurt dhe xheloz dhe vazhdon të më bëjë pyetje rreth ish-it! Për ish-in nuk kam ndjerë kaq shumë sa ndjej për të dashurin tim aktual dhe ia kam thënë këtë gjë.
Unë nuk flas kurrë me/për ish të dashurit e mi dhe për mendimin tim kam qenë një partnere e kuptueshme dhe e durueshme.
A është kjo situatë xhelozie alarmuese?
Duhet të tregohem e kujdesshme me të apo e sinqertë?
A është një krim të tregosh të vërtetën?”Përgjigje:Vajzave iu lejohet të gënjejnë në tre raste:
1.Kur një mashkull thotë se po i bien flokët. (Përgjigja: Dukesh më tërheqës se kurrë i dashur”)
2. Kur një mashkull pyet nëse e ka luajtur keq një lojë. (Përgjigja: Ishe më i shkathëti në garë.)
3. Kur një mashkull pyet si është me përmasën. (Përgjigja: Je shumë mirë.)Nuk është e thjeshtë të jesh një mashkull në këto ditë. Nëse të pyet sërish për këtë gjë, bëja të qartë se e do, por i thuaj se duhet ta lërë me kaq këtë temë.
Commentaires