top of page
123.jpg

Vuçiq: Gazivoda flet për betejat e rënda që i kemi me shqiptarët

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 8, 2018
  • 1 min read

Para se të niset për në Leshak, kreu i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka mbajtur një fajlim të shkurtër te diga e liqenit të Ujmanit. Aty i është drejtuar gazetarëve dhe punëtorëve të hidrocentralit të Ujmanit. “Nuk kam parë kaq shumë gazetarë në një vend. Punëtorët i falënderoj që kanë dal të më presin si dhe banorëve në hyrje që më kanë prit. Gazivoda ka fol për gjatësinë e saj. Gazovioda flet për betejat e rënda që i kemi me shqiptarët por shpresoj që do të merremi vesh për shfrytëzimin e ujit pasi që shumica e Kosovës e merr ujin nga këtu”, ka thënë Vuçiq. “Do të jem në çdo pjesë të veriut do të jem në Skenderaj dhe sot flas se duhet të ruajmë paqen stabilitetin dhe t’i përmirësojmë raportet me shqiptarët”, ka thënë ai, përcjell gazetarja e KTV-së që nga veriu po përcjell vizitën e Vuçiqit. “Është koha që të flasim me shqiptarët me më shumë respekt dhe të shohim nëse mund t’i përmirësojmë raportet”, ka shtuar më tej ai. Ndër të tjera, Vuçiqi ka thënë se fjalimin kryesor do ta ruaj për nesër kur të shkojë në Mitrovicën Veriore. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page