top of page
123.jpg

Xhaka: E dëgjova babanë dhe shënova ndaj Izraelit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 8, 2018
  • 1 min read

Heroi i Kombëtares kuqezi, Taulant Xhaka ka folur pas ndeshjes ndaj Izraelit, duke u shprehur i kënaqur me fitoren që arriti skuadra.

Në një prononcim për “Supersport”, ai u shpreh se nuk ka probleme me Pannucin.“Babai më tha të gjuaj pasi do të shënoj dhe ashtu bëra në të vërtetë dhe shënova.

Jam i kënaqur pasi është goli im i parë në Kombëtare dhe kemi luajtur shumë mirë duke marrë fitore të rëndësishme”, është shprehur Xhaka. “Polemikat me Pannucin? Nuk kam probleme me të pasi më ka dhënë besim dhe unë arrita të shënoja këtë gol të rëndësishëm. Besoj se ndeshja ka qenë shumë i mirë dhe luajtëm futboll të vërtetë. Ndaj Skocisë do të jetë një lojë ndryshe”, ka shtuar Xhaka. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page