top of page
123.jpg

Zbulohet në tru çelësi i guximit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 8, 2018
  • 1 min read

Zbulohet në tru çelësi i guximit. Ai është i fshehur në një grup qelizash nervore që  ndodhen në hipokamp, zona që ruan kujtimet.

Në fakt, janë këto qeliza që e bëjnë më të lehtë të përballesh me detyra të rrezikshme dhe në të njëjtën kohë reduktojnë edhe ankthin.

Këto të dhëna kanë dalë nga një studim i publikuar në revistën “Nature Communications” nga një grup i Universitetit suedez të Upsalas, të drejtuar nga Klas Kullander dhe në bashkëpunim me Universitetin brazilian të Rio Grandes të Veriut.

Autorët kanë treguar tek minjtë se këto qeliza stimulohen kur kafsha gjendet pranë një grabitqari, si një mace të cilës i ndjen aromën, ndonëse gjendet i strehuar në një vend të sigurt.

Megjithatë, mekanizmat nervorë që rregullojnë funksionimin e qarqeve të guximit tek të cilat janë të përfshira qelizat “Olm” mbeten të panjohura.

Sipas Richardson Leao, i universitetit brazilian, një prej autorëve të këtij studimi, “qelizat Olm janë të ndjeshme ndaj nikotinës. 

Kjo është arsyeja përse disa persona, përballë gjendjeve të ankthit, ndjejnë nevojën për të pirë duhan”.

Ky studim tregon se hipokampi nuk është i përfshirë vetëm në proceset e memorizimit, por edhe të rregullimit të emocioneve.Sipas autorëve, kuptimi i këtyre mekanizmave në të ardhmen mund të ndihmojë në kontrollimin e gjendjeve të ankthit patologjik të lidhura për shembull me depresionin. 


Opmerkingen


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page