top of page
123.jpg

Gjetan Keta e mposht boshnjakun Janjanin dhe fiton titullin WBU

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 8, 2018
  • 1 min read

Gjetan Keta bën krenarë të gjithë shqiptarët. 

Nga arena e Dibrës së Madhe, boksieri shqiptar mposhti pas 5 raundeve kundërshtarin e tij boshnjakun Sladan Janjanin duke bërë të tijin titullin kampion bote të federatës më të vjetër në boks WBU.

Luftëtari nga Bulqiza arriti një tjetër sukses shumë të madh në karrierë, pasi e dominoi sfidën nga raundi i parë deri në të 5-in kur edhe boshnjaku Janjanin u tërhoq. Goditje fituese dhe të njëpashme në fytyrën e kundërshtarit ato të Gjetan Ketës i cili i përkrahur fuqishëm edhe nga publiku shqiptar nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren. Në fund të sfidës së transmetuar drejtpërdrejt në Supersport, Gjetan Keta u shfaq shumë i lumtur që bëri krenarë të gjithë shqiptarët duke fituar edhe në vitin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, ndërsa falenderoi fansa por edhe Digitalb-in për mbështetjen që i kanë dhënë./SS/ 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page