PERFAQESUESJA Ismet Munishi me kritika të ashpëra ndaj Bernard Challendes!
- rilindjashqiptare
- Sep 9, 2018
- 1 min read

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi, është çuditur me përzgjedhësin e Kosovës, Bernard Challandes, i cili Ishujt Faroe i ka vlerësuar si një kombëtare serioze. “Ishujt Faroe i kanë 50 mijë banorë, sa dy lagje të Prishtinës dhe të vlerësohet si kombëtare serioze nuk është në rregull.
Unë nuk pajtohem me deklaratat e përzgjedhësit të Kosovës që i vlerëson shumë lart Ishujt Faroe”, ka thënë Munishi. Ai po ashtu është shprehur i befasuar me faktin se Challandes nuk i inkuadron që nga fillimi dy futbollistë cilësorë si Milot Rashica e Bernard Berisha.
Comentários