top of page
123.jpg

PERFAQESUESJA ‘Transfermarkt’ tregon dallimin e madh mes Kosovës dhe Ishujve Faroe në vlerat e lojta

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 9, 2018
  • 1 min read

Kombëtarja e Kosovës të hënën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të zhvillojë ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve, kundër Kombëtares së Ishujve Faroe. ‘Dardanët’ këtë sfidë do ta nisin me ide të qarta, duke kërkuar vetëm tre pikët, pas barazimit 0-0 në Azerbjaxhan në ndeshjen e xhiros së parë. Të kërkohet fitorja ndaj Ishujve Faroe është diçka mese e drejt, kur dihet dallimi i madh mes dy kombëtareve sipas vlerave të vendosura nga ‘Transfermarkt’. Faqja që merret me vlerat e futbollistëve, ‘Transfermarkt’, e vlerëson Kombëtaren e Kosovës 32,18 milionë euro. Shumë më e vogël është vlera e Kombëtares së Ishujve Faroe, që vlerësohet 2,65 milionë euro. Për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe, trajneri Bernard Challandes mund të llogarisë në shërbimet e Besar Halimit, ndërsa nga kombëtarja është larguar Kastriot Dermaku, për arsye personale. Ndeshja mes Kosovës dhe Ishujve Faroe që luhet nesër (e hënë), fillon nga ora 20:45.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page