top of page
123.jpg

Ujkani: Ky popull ka kaluar nëpër shumë sakrifica, ia kemi borxh fitoren

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 9, 2018
  • 1 min read

Samir Ujkani ka thënë se është ndjenjë e mirë që janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Ishujt Faroe.

Kombëtarja e Kosovës të hënën takohet me Ishujt Faroe në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kapiteni i Kosovës është paraqitur në konferencë për shtyp me trajnerin Bernard Challandes në prag të kësaj sfide. “Ishte një ndjenjë e mirë kur dëgjuam se tashmë janë shitur të gjitha biletat për pak orë, kjo na gëzon, por dhe na vë në presion”, ka deklaruar Ujkani.“

Unë besoj që do t’i gëzojmë adhuruesit dhe popullin e Kosovës. 

Ky vend ka kaluar nëpër shumë sakrifica e mundime të mëdha ndaj e kemi borxh të angazhohemi e të japim kontributin drejt fitores”.“Jemi ndeshur me Ishujt Faroe para dy viteve në ndeshje miqësore por tash është ndryshe po takohemi në ndeshje kualifikuese, ndaj edhe duhet tjetër angazhim”./Lajmi.net/ 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page