top of page
123.jpg

Arsyetimi i Panuccit për dështimin në Skoci

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 10, 2018
  • 1 min read

Trajneri i Shqipërisë, Panuçi, ka thënë ndër të tjera pas ndeshjes se Shqipëria është shumë e dobët në 20 metrat e fundit.

Në “Supersport” ai deklaroi se Shqipëria duhet të jetë më agresive.

Kundërshtari na dominoi. Ishte përgatitur keq ndeshja?

Është mendimi juaj, unë kam mendimin se ndeshja është përgatitur mirë. Kemi dhuruar dy gola. Kemi pasur rastet tona, por ata shënuan, ndërsa ne nuk shënonim dot. Duhej eksperienca e Bashës sot?

Edhe mbrojtja ndryshoi në pjesën e dytë…Ne kemi limitet tona në aspektin difensiv. 

Kundërshtari na ngacmon për të shkuar te zona e golit, dhe ne i japim hapësirë. 

Kemi pasur rastet tona, por në fushë ka pasur edhe lojtarë të tjerë me eksperiencë.

Mbrojtja…Vuajtëm shumë në pjesën e parë, dhe mendova të shkojmë me 3 mbrojtës. Jemi shumë të mirë, të përzemërt për të na shënuar. 

Kundërshtari është shumë i ashpër kur shkojmë t’i shënojmë, ndërsa ne jemi shumë të hapur.

Një arsye pse nuk luajti Basha?

Nuk vlen vetëm një lojtar kundër cilësisë, ligësisë, apo ashpërsisë së kundërshtarit. Kundër Turqisë, kur fituam të gjithë tatë “bravo Lilaj”. Ne jemi shumë të dobët në 20 metrat e fundit… 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page