FIFA: Natë speciale në Prishtinë
- rilindjashqiptare
- Sep 11, 2018
- 1 min read

FIFA ka komentuar fitoren e sotme të Kosovës ndaj Ishujve Faroe, duke e quajtur si natë speciale në Prishtinë. Në një postim në Twitter FIFA nuk ka lënë pa përmendur as respektin që Dardanët treguan për legjendën e futbollit kosovar Fadil Vokrri. “Natë speciale në Prishtinë me stadiumin e renovuar Fadil Vokrri, pasi Kosova e mposht Ishujt Faroe me rezultat prej 2 me 0, fitorja e parë në gara kompetitive. Gjatë ndeshjes fansat nderuan ish-presidentin e FFK-së, i cili fatkeqësisht vdiq këtë vit”, thuhet në postimin e FIFA-së.
コメント