Bekim Jashari reagon ashpër kundër Artmotion, për blerjen e lojërave në Serbi
- rilindjashqiptare
- Sep 12, 2018
- 1 min read

Pas shkrimit të Gazetës Express, që kompania Artmotion, pronë e familjes Devolli, ka shkuar aq larg sa ta kontestojë pranimin e Kosovës në UEFA, duke blerë të drejta sportive në Serbi, ka reaguar ashpër kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari. Ai i ka ftuar organet shtetërore që te marrin masa rreth ketij skandali
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas lajmit se biznesi i ri i korporatës Devolli, Artmotion, ka bërë një bashkëpunim me Radiotelevizionin e Serbisë dhe me Telekomin e Serbisë, në dëm të pavarësisë së Kosovës. Gazeta Express ka raportuar sot Kompania Artmotion, përmes RTS'it dhe Telekomit të Serbisë, po blen të drejta televizive për Kosovë, duke e konsideruar shtetin e Kosovës si pjesë të shtetit serb. Nëpërmjet një shkrimi, të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Jashari e ka quajtur të hidhur lajmin për marrëveshjen e Armotion me serbët. "Jo më kot thuhet se liria është e shtrenjtë! Asnjë betejë nuk është e lehtë - e gjatë dhe e lodhshme ishte ajo e Kosovës për t’u bërë pjesë e UEFA-së dhe FIFA-së, në krye me të ndjerin Fadil Vokrri", ka shkruar Jashari.
Comments