Drita mendon për zëvendësuesin e Bekim Isufit, e kontakton trajnerin e mirënjohur
- rilindjashqiptare
- Sep 12, 2018
- 1 min read

Drita ka nisur të mendojë për ta gjetur zëvendësuesin e Bekim Isufit në postin e trajnerit.
Meqenëse në Kosovë nuk ka trajner të lirë për Dritën, drejtuesit e klubit kanë hedhur sytë në Shqipëri.
Në pole position për ta është i mirënjohuri, Shpëtim Duro, ish trajner i Shkëndijës së Tetovës dhe shumë skuadrave në Shqiperi.
“Deri më tani nuk jam kontaktuar, por ka pasur kohë më parë disa bisedime”, ka thënë shkurtazi për “GazetaOlle.com”, Duro.
Kryetari i klubit, Valon Murseli ka thënë se ende nuk kanë kontaktuar asnjë trajner.
Duro së fundi drejtoi Flamurtarin e Vlorës.
Comments