top of page
123.jpg

E pyesin nëse ka frikë se do të shkojë në Serbi, Shaqiri befason me deklaratën

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 12, 2018
  • 1 min read

Xherdan Shaqiri do të duhet të luajë një ndeshje në Serbi me skuadrën e tij, Liverpool në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ekipi anglez, ku aktivizohet edhe shqiptari, do të përballet me Crvena Zvesdën, pasi u shortua në të njëjtin grup me të. Menjëherë pas shorteut, mediat serbe filluan të flasin mbi ardhjen e Shaqirit në Serbi, pas atij festimi me shqiponjë në Botëror në ndeshjen ndaj Serbisë. Që prej asaj kohe, Shaqiri dhe Xhaka janë dy nga personat më të urryer në Serbi. Pas deklaratave të drejtorit të përgjithshëm të Zvezdës se Shaqiri do të kalonte një natë të vështirë në stadiumin e serbëve, ka reaguar edhe yllli i Liverpool. Shaqiri foli për mediat pas ndeshjes miqësore me Anglinë, ku Zvicra humbi me rezultatin 1-0. Kur u pyet se nëse kishte frikë se do të shkonte në Serbi ai tha: Nuk frikësohem aspak. I kam lexuar ato që janë shkruar, ama nuk ia kam frikën askujt!” Mediat serbe frikësohen se nëse Shaqiri shënon, ai do të përsërisë të njëjtin festim me shqiponjë, por këtë herë në Beograd. 


Comments

Couldn’t Load Comments
It looks like there was a technical problem. Try reconnecting or refreshing the page.
1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page