top of page
123.jpg

Homazhe dhe qirinj në kujtim të viktimave të 11 Shtatorit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 11, 2018
  • 1 min read

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me anëtarë të kabinetit të tij e bashkëpunëtorë, kanë ndezur qirinj në shenjë nderimi për viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, bashkëpunëtorë dhe qytetarë të shumtë, bëri homazhe dhe ndezi qirinj para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, në përkujtim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ngjarje kjo e organizuar nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sic njofton komunikata, gjatë ditës së sotme në nderim dhe përkujtim të viktimave të 11 shtatorit, në një ceremoni të organizuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, janë bërë homazhe para ndërtesës së Qeverisë, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ish-presidentja Atifete Jahjaga, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delaëie, ambasadorë tjerë të akredituar në Kosovë, ministra të kabinetit qeveritar dhe punonjës së Zyrës së Kryeministrit.

Ndërkaq, sot në mbledhjen e rregullt të Qeverisë është marrë vendim për vendosjen e Memorialit të përhershëm në oborrin e Qeverisë në shenjë nderimi për jetët e humbura të tragjedisë së 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page