top of page
123.jpg

Juncker: Nëse e lëmë pas dore Ballkanin të tjerët e marrin mbi vete

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 12, 2018
  • 1 min read

Bashkimi Evropian duhet të jetë unik sa i përket anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në të kundërtën të tjerët do ta marrin mbi vete për t"ia formësuar atij një mjedis më të afërt, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Ballkanin Perëndimor nuk duhet ta lëmë pas dore, nuk duhet ta neglizhojmë këtë rajon pasi të tjerët do ta rrisin ndikimin e tyre, ka deklaruar Junker në fjalimin e tij për gjendjen në BE para Parlamentit Evropian. "Një herë e përgjithmonë duhet të gjejmë unitetin kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor", iu tha eurodeputetëve, presidenti i Komisionit Evropian. Junker ka theksuar se BE-ja nuk duhet të ndalë përpjekjet për ndërtimin e një Evrope të bashkuar, duke vënë theksin te fakti se Evropa mund të sjellë stabilitet siç ka bërë deri tash me procesin e zgjerimit të saj. 


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page