top of page
123.jpg

Lutfi Haziri përsëri me kritika ndaj bashkëpartiakëve: Mos shitni mend për vota

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 11, 2018
  • 1 min read

Nënkryetari i parë i LDK-së dhe njëherit kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përsëri ka shpërthyer në kritika ndaj bashkëpartiakëve të tij, Armend Zemajn dhe Haxhi Avdylin.

Lutfi Haziri është deklaruar edhe më herët pro bashkimit të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën dhe kjo ka shkaktuar përçarje midis tij dhe një pjese të deputetëve të LDK-së, transmeton lajmi.net

Ai përveç Armend Zemajt dhe Haxhi Avdylit, ka kritikuar gjithashtu ashpër edhe Vjosa Osmanin duke iu referuar si “nusja e Preshevës”, duke i thënë se “po shet mend për të fituar vota”.

Më tutje në statusin e tij të publikuar në Facebook, ai ka thënë se Kosova Lindore do të jetë pjesë e Kosovës dhe se ai vet do ta sjellë Preshevën, Medvegjën, Bujanocin e bashkë me to edhe autostradën e hekurudhen.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page