Mjeku amerikan që me vallëzimin unik ua rikthen buzëqeshjen fëmijëve të sëmurë (Video)
- rilindjashqiptare
- Sep 12, 2018
- 1 min read

Mjeku Tony Adkins vërtetë e bën me zemër punën për të cilën paguhet – madje ai arrin të argëton pacientët e sëmurë me vallëzimet dhe lëvizjet e tij interesante. Neurokirurgu 42-vjeç, ua kthen buzëqeshjen pacientëve duke u dhuruar spektakël derisa ata janë të shtrirë apo në karrocë duke pritur të futen në sallën e operacionit, transmeton Telegrafi. Adkins nga Orange County nga Kalifornia, është bërë i njohur me metodat e tij të pazakonta që i inkurajon fëmijët të mos dorëzohen derisa janë duke u shëruar. Ai beson se buzëqeshja dhe vallëzimi ndihmojnë në rezistimin e dhimbjeve gjatë trajtimit, kurse për shkak të lëvizje unike dhe dëshirës së madhe për t’i disponuar pacientët ka fituat epitetin e “mjekut valltar”. Adkins është gjithashtu veteran i luftës, dhe në kohën e lirë viziton pacientët nëpër dhoma të cilët i inkurajon që të ngriten në këmbë që të vallëzojnë me të.
Për video kliko KËTU
Comments