top of page
123.jpg

Në mars 2019 lëvizja e fundit e akrepave të orës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 12, 2018
  • 1 min read

Lëvizja e fundit e akrepave në orë do të jetë në mars 2019, dhe pas kësaj çdo vend i BE do të vendos vet se a do të mbetet në llogaritje verore të kohës, apo do të kthehet në atë dimërore, pretendohet nga Komision Evropian. “Duhet të ndërpresim me lëvizjen e akrepave”, porosit presidenti i KE Jean Claude-Juncker. Siç ka lajmëruar më herët Insajderi.com, në anketën e Komisionit Evropian kanë marrë pjesë 4,6 milionë njerëz dhe shumica janë deklaruar se janë kundër lëvizjes së akrepave. Grupi punues i Parlamentit Evropian, i cili vitin e kaluar u angazhua për shfuqizimin e lëvizjes së matjes së kohës, e përshëndet përgjigjen e shpejtë të Komisionit. Sipas propozimit të Komisionit Evropian, çdo anëtare deri në prill të vitit 2019 do të duhej të vendosin se a do të mbesin në llogaritjen dimërore apo verore të kohës. Lëvizja e fundit e obligueshme e orës në llogaritje verore do të jetë të dielën, më 31 mars 2019. Anëtaret të cilat dëshirojnë të kthehen në llogaritje dimërore të kohës do të mund ta bëjnë edhe një lëvizje, të fundit, të dielën më 27 tetor 2019. Pas kësaj date, lëvizja gjysmë vjetore më nuk do të jetë e mundur 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page