top of page
123.jpg

Sa shumë yje te Kosova, italianët i thurin lavde

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 12, 2018
  • 1 min read

Kosova është një përfaqësuese e mbushur plot me talente, dhe tashmë, ngjitja e “dardanëve” në skenën europiane nuk po lihet pa shikuar. Në një shkrim nga portali i gazetarit të njohur italian “gianlucadimarzio.com”, i bëhet jehonë këtyre “xhevahirëve” që luajnë për Kosovën, por edhe trajnerit zviceran, Bernard Shaland.

Fitorja e fundit ndaj Ishujve Faroe, i dedikohej ish-presidentit të FFK-së, të ndarë nga jeta në qershor, i cili ishte edhe i pari që luftoi për të drejtat e futbollit në Kosovë. Fjalë të mëdha për trajnerin Shaland, i cili falë eksperiencës së tij, ka stabilizuar mbrojtjen. “Ata pëlqenin të sulmonin, por unë i bëra të kuptonin se duke qëndruar vetëm në sulm, nuk do të ishin kurrë në gjendje të tregonin potencialin e tyre” – shprehet Shaland.

Por, edhe ekipi është i mbushur plot me talente, që në fakt luajnë edhe për ekipe me emër në të gjithë Europën. Milot Rashica, veçohet për shpejtësinë dhe asistet e tij. Edhe Ujkani, një njohje e vjetër për futbollin italian, tashmë është një rekordmen për prezencat në Kombëtare.

Dhe, nuk mbaron këtu, Donis Avdiaj, 22-vjeçari që është aktivizuar me të rinjtë e Gjermanisë, por në fund zgjodhi Kosovën prej prindërve. Gjithashtu, edhe Berisha i Lacios, Kryeziu tek Zyrihu apo edhe Muriqi në Turqi tek Rizespor. Kaq shumë emra e talente për Kosovën, që pritet të jetë një kombëtare gjithmonë e në rritje në arenën ndërkombëtare./Panorama/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page