top of page
123.jpg

Vazhdojnë mesazhet frustruese të qytetarëve për Thaçin: Na e ke pru punën me ikë sërish për Hungari

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 12, 2018
  • 1 min read

Dëshpërimi i qytetarëve kosovarë rreth punës dhe veprimeve të fundit të presidentit Hashim Thaçi po vazhdon.  

Tash, qytetarët e Kosovës nga këto veprime po paralajmërojnë se edhe do të largohen nga Kosova. Kështu të paktën thuhet në një video që një lexues i ka dërguar Gazetës Express. “Ngo mirë bre Hashim Thaçi, na e ke pru punën me vjerrë qët djalë në vjerse të çelësave edhe me hec për Hungari”, thuhet në videon e dërguar. E ky nuk është reagimi i parë i kosovarëve rreth punës së Thaçit. Dy ditë më parë një mërgimtar ka postuar një video në Facebook, përmes së cilës ka akuzuar të parin e vendit, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin Ramush Haradinaj se pse ia kanë lejuar vizitën, shkruan Express. Përmes një video në Facebook, një mërgimtar ka fajësuar krerët e shtetit se nuk e kanë penguar Vuçiqin të vijë në Kosovë. Ai ka thënë se që të dy, Presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, do të mundë ta pengonin atë. Videoja është bërë virale dhe është shpërndarë mijëra herë nga përdorues të Facebook-ut. /Express/ 


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page