top of page
123.jpg

Haradinaj: Tash i mbetet Kuvendit që të votojë shndërrimin e FSK-së në Ushtri

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 13, 2018
  • 1 min read

Qeveria e Kosovës në mbledhjen sotme ka votuar pro projektligjit për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Ministri i Forcës dhe Sigurisë, Rrustem Berisha ka propozuar ndryshimin e tri ligjeve për FSK-në.

Sipas tij, me këto projektligje FSK-ja merr detyra të reja dhe Ministria e FSK-së avancon në Ministri të Mbrojtjes.

E pas kësaj mbledhjeje, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka thënë se ky është një vendim që Kosova e ka pritur tash e 20 vite.

Ai ka shtuar se Kosova sipas tij i ka të gjitha kapacitetet për të ofruar siguri në vend dhe rajon.“Është kompetencë e Qeverisë dhe i ftojmë të gjitha Qeveritë e vendeve të NATO-së që të përshëndesin këtë vendim. 

Ne jemi një Kosovë që mund të ofrojmë siguri dhe jo vetëm të absorbojmë. 

Moment ideal për këto tema nuk ka, ne i kemi dhanë të gjithëve 20 vjet kohë për këtë ditë. Kjo është kushtetuese dhe nuk i mungon diçka”, ka thënë Haradinaj.Sipas Haradinajt, tash i mbetet Kuvendit që t’i miratojë këto ndryshime dhe Kosova të bëhet me ushtri.

Haradinaj ka thënë se ky vendim nuk e ka zënë askënd nga faktorët ndërkombëtar në befasi, ku edhe i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që ta përkrahë.“Ne mundemi me spekulu shumë, mirëpo ne nuk i bëjmë këto veprime pa kalkulime, Kosova nuk mund të vazhdojë pa marrjen e përgjegjësive të veta, i ftoj të gjithë që ta votojnë pozitë e opozitë”, ka thënë Haradinaj.Kujtojmë se në mbledhjen e sotme të Qeverisë ku u votua për transformimin e FSK-së në Ushtri nuk morën pjesë përfaqësues nga Lista Serbe. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page