top of page
123.jpg

JEP DORËHEQJE ANËTARJA E KRYESISË SË LDK-SË dega në KAMENICË

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 14, 2018
  • 3 min read

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kamenicë dhe njëkohësisht asamblistja e kësaj partie në Kuvendin Komunal të Kamenicës, Njomza Dërmaku ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e saj në degën e LDK-së në Kamenicë. Dërmaku, përmes një letre publike, ka thënë se në Lidhjen Demokratike nuk lejohet mendimi ndryshe dhe se injorohen gratë, siç ka thënë ajo, sikurse në kohën e gurit. “Ndjej obligim të ju njoftoj se nga sot jap dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda LDK-se ne Kamenicë! Nuk dua te jem në mesin e këtyre deshtimeve duke e kuptuar se: *Me punu mirë e drejt demtohesh, me dasht me e zhvillu nje aktivitet pengohesh (se po fiton poena politik me shum e vaj halli), mendimi ndryshe nuk lejohet në LDK”, ka thënë Dërmaku. Ajo po ashtu ka thënë se “partia personalizohet nga 2-3 persona dhe të gjitha privilegjet shpërndahen në ata persona”, si dhe se në këtë parti ka “injorim total në gjininë femrore si me qenë në kohën e gurit. Lexojeni deklaratën e plotë dhe të pa edituar, drejtuar qytetarëve dhe redaksisë  së TV Kamenica : “Të nderuar qytetarë! Të nderuar anëtarë/e, perkrahes e simpatizant te mi. Po ju drejtohem me kete deklarate ne rrjete sociale pasi qe ketu jemi me aktiv se gjithkund tjeter… Kam hyrë në Ldk per te punuar me aq sa mundem dhe dij, jo per tu neglizhuar dhe per tu nenvlersuar. Jam mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga një pjesë e kryesisë dhe kam gjetur mbeshtetje..mirëpo më e keqja është kur disa punojnë pas shpinde e shtiren ” tolerant”. Sido që të jetë, vota e qytetarit është matesi më i mirë dhe më i sakt për një kadidat/e! Ju falemderoj per bashkëpunimin që kemi pasur deri më tani. Kam pritur tash e sa kohë se po thirremi në një takim nga kryetari mirëpo ajo nuk ka ndodhur. Ndjej obligim të ju njoftoj se nga sot jap dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda LDK-se ne Kamenicë! Nuk dua te jem në mesin e këtyre deshtimeve duke e kuptuar se: *Me punu mirë e drejt demtohesh *Me dasht me e zhvillu nje aktivitet pengohesh(se po fiton poena politik me shum e vaj halli) *Mendimi ndryshe nuk lejohet ne LDK *Partia personalizohet nga 2-3 persona dhe te gjitha privilegjet shperndahen ne ata persona * Injorim total ne gjinin femrore si me qene ne kohen e gurit *Gjerat e servuara me ardh ne kryesi veq sa per sy e faqe me ngrit doren se ( pune e kryme) *Nuk eshte mire mos me ju permbajt premtimeve te vogla por qe luajn rol te madh ne besen e njeriut. *Lideri i vertet nuk ndikohet nga persona te caktum e me ia ruajt “hunt” se po idhnohen e me dhan krejt partien per ata 2-3 persona! Dhee shume te pathena ketu qe sjan te nevojshme me ju lodhe me lexu e qe une i konsideroj edhe te turpshme me i permend. I nderuari kryetar uroj te jesh vetvetja kur eshte puna te kryetarja e FG se kogja komplikim i vazhdushem pom doket… ndoshta per nga natyra femrat jane me te komplikuara a sdi!!! E për mos me qen edhe më tutje “argat”, e në respekt të plotë te votuesve të mi,dhe gjithsesi me premtim absolut se pa u ndalur do të synoj objektivat që kam parashtruar bashkë me ta,kam vendosur që tash e tutje në Kuvendin komunal do të veproj si kandidate e pavarur. E kuptoj se shume njerez nuk munden me qene dakord me mua por, une besoj se eshte gjeja me e duhur qe duhet bere! Me respekt, Njomza Dermaku” 


Opmerkingen


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page