top of page
123.jpg

Robelli e bën për ‘pesë pare’ Haradinajn: Kurti nuk është hajn, ai nuk i ka hyrë askujt në oborr me

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 14, 2018
  • 2 min read

Pas deklaratës së Ramush Haradinajt, ku e ka quajtur hajn dhe mashtrues Albin Kurtin, ka reaguar gazetari Enver Robelli, i cili i ka dalë në mbrojtje liderit të VV-së. Robelli thotë se Kurti nuk është hajn, përderisa Haradinajn ia kujton kohën kur kishte hyrë i armatosur në oborrin e shtëpisë së familjes Musaj në Strellc, ku për pasojë kishte pasur edhe një konflikt të armatosur, transmeton Veriu.info. Ja postimi i plotë i Enver Robellit:

ALBIN KURTI! Albin Kurti nuk eshte hajn! Albin Kurti e do me shume Kosoven se çdo pushetetar i tanishem! Albin Kurti eshte nder te vetmit politikane te Kosoves qe nuk vuan nga inferioriteti kur takohet me diplomate te huaj! Albin Kurti nuk i ka hyre askujt ne oborr me arme per ta sulmuar! Albin Kurti ka qendruar stoik ne paqen e rrejshme te viteve 90-te, gjate luftes dhe si peng i regjimit kriminal te S. Millosheviqit! Albin Kurti eshte i vetmi politikan i Kosoves me te cilin duan te diskutojne gazetaret perendimore (edhe kur nuk pajtohen me te. Kete e them pas nje pervoje 20 vjeçare ne dy gazeta me prestigj mbare-europian)! Albin Kurti e ka shitur banesen e tij per t‘u angazhuar politikisht! Albin Kurti nuk ka vila neper kodrat e Prishtines! Albin Kurti nuk ka bere qejfe neper hotele te St. Moritzit, por ka fjetur ne banesa te perkrahesve te Vetevendosjes ne Zürich! Albin Kurtin nuk mund ta shantazhoje asnje matador lokal apo nderkombetar! Mund te mos pajtohemi me gjithçka qe perfaqeson Albin Kurti, por askush nuk mund t‘ia njollos as nderin, as vepren duke e quajtur hajn ordiner! Albin Kurti ka gabuar vetem kur ka besuar se me Ramush Haradinajn çlirohet Kosova nga krimi e korrupsioni! Jo, jo, jo, çlirimi vjen kur Kosova te çlirohet nga keta pushtetare gjuheshthurur, pa kulture shteterore dhe pa dinjitet!


コメント


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page