top of page
123.jpg

“Korrigjimi i kufijve”, Albert Rohan e bën për ‘pesë pare’ Hashim Thaçin

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 15, 2018
  • 1 min read

Albert Rohan, zv.emisari i OKB-së që bashkë me Marti Ahtisaarin në vitin 2007 kanë përgatitur propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, që çoi në pavarësimin e vendit, është përfshirë në debatin për ndarjen e Kosovës ose këmbimin e territoreve duke e kundërshtuar ashpër. 

Këto deklarime Rohan i ka bërë në një intervistë për mediumin austriak ‘Der Standard’. Ai ka thënë se kjo zgjidhje që mund t’i konvenojë Putinit paraqet logjikë fisnore mesjetare. Rohan ka kërkuar që shtetet e tjera duhet të jenë të qarta si Gjermania e cila është kundër ndryshimit të kufijve. Këto deklarime Rohan i ka bërë në një intervistë për mediumin austriak ‘Der Standart’, në të cilën ka folur edhe rreth idesë së presidentit Thaçi për bashkimin e Luginës së Preshevës më Kosovën. Rohan thotë se një gjë e tillë është në kundërshtim me planin e Ahtisarit dhe gjithashtu edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page