top of page
123.jpg

Dokumenti që dëshmon se Sali Berisha ishte pro autonomisë e kundër pavarësisë së Kosovës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 15, 2018
  • 2 min read

Ishte mesi i viteve ‘90 dhe në Kosovë po përgatitej nga Millosheviçi një nga masakrat më të përgjakshme.

Është interesant të njihet ky do koment sekret i Shtëpisë së Bardhë i 25 viteve më parë ku bëhet fjalë për qëndrimin e Shqipërisë ndaj statusit të Kosovës. Bëhet fjalë për një takim të ish-presidentit amerikan Bill Klinton me ish-presidentin e Shqipërisë Sali Berisha. Krerët e Shqipërisë, sikurse tregon dokumenti, kanë qenë tepër konfuzë mbi statusin e Kosovës. Sali Berisha deklaronte se njihte autonominë e Kosovës brenda Serbisë, ndërsa të tjerët, përfshi edhe kryeministrin Aleksandër Meksi, flisnin për pavarësi të Kosovës. Në vijim, ja çfarë thuhet në dokumentin e deklasifikuar: Marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (FYROM)

Serbia:

Shqipëria dhe Serbia janë të përfaqësuar në secilin nga kryeqytetet e tyre nga një i ngarkuar me punë. Çështja e Kosovës dominon marrëdhëniet e Shqipërisë me RFJ (Republikën Federative të Jugosllavisë. Shqipëria është i vetmi vend që njeh “Republikën e Kosovës” deklaruar nga përfaqësuesit e shumicës së shqiptarëve etnikë në këtë ish-krahinë autonome serbe. Megjithatë, Qeveria e Shqipërisë ka disa paqartësi në njohjen e saj. Berisha ka deklaruar se Shqipëria e njeh Kosovën si një entitet autonom brenda Serbisë. Të tjerët, përfshi Kryeministrin Meksi, kanë folur për pavarësinë e saj.

Në gusht, pas risistemimit të disa serbëve të Krajinës në Kosovë, ministri i Jashtëm Serreqi i shkroi Sekretarit të Shtetit duke theksuar se Qeveria e Shqipërisë “nuk do të jetë indiferente dhe nuk do të mbajë një qëndrim pasiv” në rast të një përhapjeje të mundshme të konfliktit në Kosovë.

FYROM: 

Shqipëria dhe Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë kanë marrëdhënie të plota diplomatike. 

Marrëdhëniet midis dy vendeve priren të prishen ose të qetësohen në varësi të ngjarjeve që prekin shqiptarët etnikë në Maqedon 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page