Granit Xhaka i lumtur me supergolin e shënuar
- rilindjashqiptare
- Sep 15, 2018
- 1 min read

Mesfushori shqiptar i Arsenalit e ka shënuar sot një gol të rëndësishëm dhe të mrekullueshëm në fitoren e Arsenalit ndaj Newcastle Unitedit me rezultatin 2-1.
Predha e Xhakës erdhi në minutën e 49’, nga gjuajtja e lirë, për ta kaluar në avantazh skuadrën londineze, shkruan Gazeta Express. Graniti ka postuar menjëherë në Facebook, duke e shprehur lumturinë e tij për golin e bukur dhe fitoren e sotme.

“Xhakaboom është kthyer. Një gol dhe më e rëndësishmja tri pikë më bëjnë shumë të lumtur sonte”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij.
Comments