top of page
123.jpg

Nëse arrihet kjo, Ushtria mund të bëhet edhe pa Listën Serbe

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 14, 2018
  • 2 min read

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dje pas miratimit të pakos së projektligjeve që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin e FSK-së, tha se autoritetet e Kosovës nuk i kanë konsultuar sa i përket vendimit për miratimin e pakos së projektligjeve për transformimin e FSK-së. Në anën tjetër zyrtarët e NATO-s reaguan duke thënë se “çdo ndryshim i strukturës, mandatit dhe misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, çka do të kërkojë ndryshime kushtetuese”. Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë Mirëpo sipas njohësit të çështjeve juridike, Mazllum Baraliut i tha lajmi.net, se nuk duhet të priten “teket” dhe “kujdeset” e tepruara të Bashkësisë Ndërkombëtare. “E njëjta gjë shkon, veçse, me ligj kështu si i është qasur Qeveria procesit, nuk është pajtuar në sistem ndërkombëtar edhe pse ka pasur përpjekje disa herë, madje edhe nga presidenti i tanishëm por edhe nga qeveria dhe nuk ka marrë epilog procesi për arsye se Bashkësia Ndërkombëtare për shkak të kinse uniteti në veprim dhe konsensusi multietnik nuk ka pranuar. Me fjalë tjera, për shkak të bindjes së Listës Serbe dhe komuniteteve tjera pakicë. Reagimi i menjëhershëm i ambasadës Amerikane, NATO-s, dhe reagimeve të tjera është shenjë se në qeveritë tona, edhe te kjo e fundit, nuk duhet në pakufi të presin “teket” dhe “kujdeset” e tepruara të Bashkësisë Ndërkombëtare se duhet me çdo kusht të shkohet me ndryshime kushtetuese nuk duhet ketë pafundësi në këtë aspekt, megjithatë unë mendoj se nuk mund të shkojë ky proces më tutje”, ka thënë ai. Baraliu tha se procesi i ushtrisë në Kuvend do të ‘zhargitet’ sikurse proceset e tjera, pasi pa pëlqimin e ndërkombëtar nuk do përfundojë asgjë. “Në Kuvend mendoj që do të pritet si herëve të tjera dhe pa pëlqimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe NATO-s në kuptimin diplomatik dhe ndikimin diplomatik të shtresave të ndryshme të fuqishme merr rrjedhat edhe në Kosovë sikur edhe tani, nuk mundet ky proces të përfundoj”, deklaroi ai. I pyetur se a është e mundur që partitë shqiptare të kalojnë ndryshimet kushtetuese pa Listën Serbe, e cila është kategorikisht kundër, ai thotë: Në qoftëse ia arrijnë 80 vota e më tepër atëherë, PO. Unë mendoj që mund të bëhet kjo por hera-herës ju e dini që nuk kemi pasur unitet në veprim, nuk kemi pasur konsensus, nuk kemi pasur bashkëpunim fatkeqësisht mes pozitës dhe opozitës shqiptare dhe prandaj shumë procese sikur edhe tani jemi në një udhëkryq në një lloj krize ku nuk mund të bëhen bashkë, e kam fjalën edhe për dialogun dhe të bisedave atje në Bruksel me Beogradin dhe prandaj në qoftëse kjo nuk ndodh atëherë nuk mund të shkohet përpara. Më pas Baraliu vazhdoi: Në qoftë se do të ketë vetëdijesim dhe unitet dhe jo pengesa siç po bëhen nga jashtë, atëherë unë besoj që nuk është vështirë për çështjen e transformimit të FSK-së në ushtri. Ka një unitet të veprimit ose një vetëdije gjithëpërfshirëse të gjithë spekrit politik, pozitë e opozitë dhe gjithë atyre që janë në Kuvend në radhë të parë, do duhej të ishin unike dhe mendoj që janë unike por ja që është në këtë rast një pengesë ndërkombëtare e cila padrejtësisht po bën që ky proces mos përfundojë sa më parë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page