SUPERLIGA/ Trajneri Ismet Munishi ka treguar se pse është larguar kaq shpejtë nga Besa.
- rilindjashqiptare
- Sep 15, 2018
- 1 min read

Trajneri Ismet Munishi ka treguar se pse është larguar kaq shpejtë nga Besa. Ai deklaroi që fajtore ishte kryesia e klubit. “Përfundimisht vendosa të largohem nga Besa. Arsyet kryesore janë çasja aspak korrekte nga kryesia. Dorëheqja është çështje principesh dhe edukatës sportive që i kam, jo se kam pasur oferta tjera”, deklaroi Munishi për Futbolli i Kosovës, përcjellë Gazeta Olle. Ai tregon se si ka refuzuar oferta tjera për t’i thënë “po” Besës. “Më herët kam pasur oferta nga shumë skuadra të Kosovës dhe të Shqipërisë, por i besova Besës. Tani jam i lirë dhe nëse ka ndonjë ofertë serioze nga ndonjë klub, do ta pranojë”, shtoi Munishi. Tekniku i njohur dha dorëheqje dje nga skuadra pejane. I pyetur se a është në bisedime me Dritën ai u përgjigj, Jo nuk jam në bisedime me Dritën,atyre ju uroj suksese dhe kam respekt për tifozët ‘Intelektualët’ Munishi e la Besën në pozitën e parë me 7 pikë të tubuara.
Commentaires