top of page
123.jpg

Truqet e gjuhës së trupit të cilat jua rrisin vetëbesimin dhe krijojnë përshtypje të mirë te tjerët

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 14, 2018
  • 1 min read

Asnjëherë mos e nënvlerësoni rëndësinë e gjuhës së trupit. Disa truqe, si të mos harruarit të buzëqeshni, janë shumë të lehta për t’u aplikuar në jetën reale. Megjithatë, ka disa teknika të cilat, nëse i mjeshtëroni, do t’ju bëjnë një person të paharrueshëm, transmeton Telegrafi. Pasqyrojeni personin me të cilin po flisni Pasqyrimi – apo radhitja e trupit tuaj për t’iu përshtatur pozicionit të personit me të cilin po flisni – mund të jetë aftësi e vështirë për t’u mësuar. Megjithatë kjo teknikë tregon admirim dhe marrëveshje. Kjo është veçanërisht teknikë e mirë për të lënë përshtypje të mirë. Ecni me vetëbesim dhe energji Jo gjithsecili ecë me vetëbesim. Shumica ecin kokulur dhe të lodhur – e kjo mund të jetë paksa e vështirë për t’u ndryshuar. Por nëse përpiqeni ta përmirësoni këtë, do të vëreni se njerëzit do t’ju shikojnë më ndryshe, do të jeni më atraktiv dhe më i/e besueshëm. Mbani kontaktin me sy Gjithçka qëndron te sytë! Mbajtja e kontaktit me sy tregon se ju intereson biseda dhe tregon shumë për vetëbesimin tuaj. Përveç këtyre tri këshillave, gjithashtu është e rëndësishme të ecni drejt dhe t’ia shtrëngoni dikujt dorën me vendosmëri. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page