top of page
123.jpg

Turqia e vendosur për ndërtimin e kanalit të Stambollit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 15, 2018
  • 1 min read

Turqia do të shtyjë përpara planet për ndërtimin e një kanali transporti prej 45 km që ecën paralelisht me Bosforin. Një gjë të tillë e bëri të ditur të shtunën Ministri i mjedisit të këtij vendi, Murat Kurum. Ministri Kurum tha se ministria që ai drejton po shikon të blejë tokë përgjatë rrugës së kanalit dhe të bëjë plane me kontraktorët. “Kanali i Stambollit është projekti më i rëndësishëm në planin e veprimit 100-ditor të ministrisë sonë”, citohet të ketë thënë ai. Kanali, i cili do të lidhë Detin e Zi dhe Detin e Marmara në veri dhe në jug të Stambollit, ka për qëllim lehtësimin e trafikut në ngushticën e Bosforit, ku kalojnë anije nga e gjithë bota. Ndërtimi i këtij kanali do të kthejë anën perëndimore të Stambollit në një ishull. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page