top of page
123.jpg

Të hënën protestë kundër taksës në Rrugën e Kombit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 15, 2018
  • 1 min read

Në një vendim skandaloz të para pak ditëve, i pari i qeverisë shqiptare, Edi Rama, vendosi që t’iu vendoste taksë kosovarëve. Me tarifimin në autostradën Milot-Morinë që do të hyjë në funksion nga 17 shtatori, kosovarët do të detyrohen të paguajnë 5 euro për një drejtim, në kalim për në Shqipëri, ndërsa banorët e Kukësit duhet të paguajnë më pak, shkruan gazetametro.net Më konkretisht, tarifa për banorët e Kukësit është 100 lekë me tvsh.Të vetmit që lirohen nga tarifat janë invalidët e punës dhe shtresat në nevojë. Kështu tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot-Morinë do të jetë 5 euro apo 660 lekë sipas valutës së Shqipërisë. Por kjo taksë, apo më mirë të themi ky rikthim i taksës në Rrugën e Kombit, ka zemëruar banorët. Nën thirrjen ‘’RRUGA E KOMBIT, JO E OLIGARKEVE’’, të hënën, në ora 11:00, në Rrugën e Kombit, do të mbahet një protestë kundër rritjes së taksës.  


コメント


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page