top of page
123.jpg

Panelistët e Shqipërisë me një varg lëvdatash për Kombëtarën e Kosovës, e krahasojnë me Kroacinë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 15, 2018
  • 1 min read

Në emisionin “Zona Gol” të transmetuar në SuperSport2 , temë ishte performanca e Kosovës në Ligën e Kombeve si dhe puna e trajnerit Challandes me grupin.

Për “Zona Gol” në lidhje direkte ishin edhe Fidan Aliti e Samir Ujkani si dhe katër panelistë nga Shqipëria të cilët ishin prezent në studio.

Lëvdatat më të mëdha ishin rreth konceptit të lojës që ka krijuar trajneri. 

Gjithashtu theks u vë edhe në faktin që Kosova ka pesë ndeshje pa pësuar gol. Nga panelistët erdhi edhe krahasimi Kosovë – Kroaci, duke pasur parasysh numrin e madh të talentëve që po dalin nga Kosova, si dhe faktin që Kosova është favorite për kalimin në “EURO2020” përmes Ligës së Kombeve, duke konsideruar se Kosova mund të shkaktojë ndonjë befasi të madhe. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page