top of page
123.jpg

Personat që kanë shumë rrudha në ballë, janë më të rrezikuar nga këto sëmundje

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 16, 2018
  • 1 min read

Njerëzit me rrudha të theksueshme në ballë mund të jenë më të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare, sugjeron një studim i ri.

Sipas një studimi 20-vjeçar të kryer në Francë, rrudhat e shumta në ballë mund të jenë si shenjë alarmi për probleme potenciale, si sëmundjet e zemrës apo goditja në tru.

Personat që kanë shumë rrudha të theksueshme në ballë mund të jenë 10 herë më të rrezikuar të vdesin nga një sëmundje kardiovaskulare, shkruan autorja e studimit, Yolande Esquirol, profesoreshë e asociuar te “Centre Hospitalier Universitaire de Toulouse”, transmeton shendeti. Nuk dihet arsyeja e vërtetë e kësaj lidhjeje, megjithatë një teori është se mund të ketë të bëjë me ngurtësimin e arterieve në trup për shkak të formimit të pllakës bakteriale. 

Duke qenë se enët e gjakut në ballë janë shumë të vogla, ato mund të jenë më të ndjeshme ndaj formimit të kësaj pllake bakteriale.

Në studim theksohet se rrudhat nuk janë akoma një metodë e mirë për diagnostikimin e sëmundjeve kardiovaskulare – krahasuar me metodat aktuale si kontrolli i tensionit të gjakut dhe niveleve të lipideve dhe glukozës në gjak.

Gjatë studimit, që ka zgjatur për 2 dekada, u analizuan të dhënat shëndetësore të 3200 personave. Studimi u prezantua në Konferencën Evropiane të Kardiologjisë në Mynih. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page