Plisat vijn me reagim të ashpër ndaj klubit!
- rilindjashqiptare
- Sep 15, 2018
- 1 min read

Prishtina ka barazuar 0 me 0 me Ferizajin sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë, shkruan futbollikosovar.com. Por tifozëria e Prishtinës, Plisat kanë dalur me një reagim në rrjete sociale, të cilin mund ta lexoni më posht: Nuk keni me shanse! Kjo ishte e fundit! Nje jave vrapojme neper qytet per ta mbushe stadiumin ne nje ndeshje qe do te duhej te ishte e rendesise se vogel, ndersa lojtaret dhe klubi vazhdojne me adetet e vjetra.
Barazim me Ferizajin! Ekip teresisht outsider, kurse Prishtina pretendent per titull.
Qyteti dhe klubi i Prishtines nuk mund te mbesin as ne meshiren e trajnerit e as te ndonje lojtari qe luan sikur te ishte yll i liges se kampioneve.
Ferizaji, askujt nuk mund ti nxjerre pike, Prishtines i merr pike si vendas.
Cili eshte arsyetimi tani? Armiqesite me Prishtinen? Mungesa e stadiumit vendas? Por, kjo ishte e fundit! Nga ndeshja tjeter, ndryshe flitet ne stadium!
Comments