top of page
123.jpg

Albërie Hadërgjonaj teksa drekon pranë bregdetit, vë në pah gjoksin atraktiv

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 16, 2018
  • 1 min read

Albërie Hadërgjonaj teksa drekon pranë bregdetit, vë në pah gjoksin atraktiv

Këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj ka qenë mjaft aktive gjatë verës me prurje muzikore e koncerte të shumta. Ajo solli muaj më parë këngën “Leje leje”, të cilën fansat e pëlqyen shumë, ndërsa nuk mungoi edhe angazhimi saj në koncerte.

Hadërgjonaj është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës. 

Pas një sezoni veror të ngarkuar me shumë koncerte, Albëria duket se i ka dhënë vetes pak kohë për pushim. Së fundmi, ajo publikoi në Instagram një fotografi, ku shfaqej teksa drekonte pran bregdetit, ndërsa për pjatë kishte gaforre. Një gotë verë e mbajtur në dorë i jepte asaj një pamje edhe më tërheqëse, ndonëse vëmendja e fansave ishte diku tjetër. 

Me dekoltenë pak të hapur, këngëtarja nga Deçni vuri në pah gjoksin e saj atraktiv, duke marrë kështu vëmendjen e ndjekësve të shumtë. Ndonëse është gjyshe, ajo ka ditur të ruajë mirë format trupore, e ndërsa vetëm pak ditë më parë, Hadërgjonaj festoi ditëlindjen e 43-të. 


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page