top of page
123.jpg

Pezullohen nga puna 16 mësues

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 17, 2018
  • 1 min read

Gjykata e Lushnjes ka pezulluar nga puna 16 mësues në fshatin Çermë e Sipërme, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Bëhet me dije se mësuesit akuzohen për falsifikim të dokumenteve shkollore. Ata kanë regjistruar nxënës fiktivë në shkollën e fshatit, përgjatë viteve 2013 – 2017. 

Ka qenë kërkesa e Prokurorisë së Lushnjes për të pezulluar nga puna mësuesit, kërkesa e cila u pranua nga gjykata. 

Njoftimi i Prokurorisë:

Gjykata Lushnje pranoi kërkesën e Prokurorisë Lushnje, me vendim nr. 119 date 13.09.2018, për pezullimin nga detyra të 16 mësueseve të shkollës 9-vjeçare Çermë e Sipërme – Divjakë rrethi Lushnje. Për ta ka regjistrim si persona nën hetim me akuzat Shpërdorim detyre dhe falsifikim i dokumenteve shkollore, mbështetur në nenet 248 e 187 të. Kodit Penal. Procedimi penal me nr. 400 viti 2017. Komunikimi i masës është kryer më datë 14.09.2018. /tvklan.al 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page