top of page
123.jpg

Shkumbin Demaliaj kërcënon Elez Blakajn: Idiot, do të të gjej në Amerikë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 17, 2018
  • 1 min read

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Shkumbin Demaliaj ka vazhduar reagimet e ashpëra ndaj prokurorit Elez Blakaj. Ai e ka quajtur Blakajn, bir kudre dhe idiot. Deputeti i AAK’së ka thënë se nëse Blakaj nuk ndiqet nga shteti i Kosovës, këtë do ta bëjë ai dhe familja e tij, duke e ndjekur Blakajn deri në zbardhjen e këtij rasti. “Ai është një idiot, një bir kudre, unë do ta ndjekë privatisht me familjen time në qoftë se shteti i Kosovës nuk bënë asgjë rreth hetimit të këtij prokurori”, tha Demaliaj. Demaliaj ka thënë se e gjithë familja e tij është sharë dhe ka pasur presion shumë të madh – dhe se është ndjerë shumë i fyer që babai i tij i varrosur me nderime ushtarake është hequr nga lista. Ndërsa një ditë më parë ai ka shfaqur mllefin në Facebook duke e quajtur Blakajn dezertor. “Evvvv Elez Blakaj hallall të qoftë..!!!!!!!!!!!! Por Babain tim Bajram Demaliaj të vdekur dhe të varrosur me nderimet më të larta ushtarake me ma shpallur mashtrues kurr hallall mos të qoftë o Dezerter..!! Shteti im i dashur dua drejtësi nga ti qe atë fundrrinë ta ktheni dhe gjykoni në Kosovë..!! Bashkëluftëtarë të UÇK- së mbajeni kokën lartë sepse askush nuk mundet të na thyej..!!” kishte shkruar ai.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page