top of page
123.jpg

Kullat në Prekaz rrezikojnë të shemben (video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 18, 2018
  • 1 min read

Kullat e Jasharëve në Prekaz rrezikojnë të shemben nëse shteti nuk ndërhyn shpejt për konservimin e tyre.

Por krejt kjo varet nga aprovimi i Ligjit për konservimin e këtij memoriali, i cili ka kaluar leximin e parë.

Deri në miratimin e plotë, Kompleksi do të mbetet në mëshirën e fatit.

Që nga paslufta, numri i vizitorëve në kompleksin memorial `Adem Jashari` ka arritur në 15 milionë. Sipas ciceronit të kompleksit të Jasharajve nuk ka siguri për ata që e vizitojnë vendin.

“Për atë arsye është bërë edhe mbuloja sepse nuk ka siguri ka pasur edhe prej atyre që mundohesh t’i ndalësh dhe nuk mundesh, pasi ata (vizitorët) kanë dëshirë të prekin gjërat që ka prekur edhe komandanti. 

Një rast është kur disa nxënës kanë hipur në ballkon dhe për fat të mirë kanë qenë skelet të cilët kanë mbrojtur pasi që mund të përfundonte me tragjedi”, thotë ciceroni./RTK 

Për video kliko KËTU


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page