top of page
123.jpg

Ky është klubi më i mirë kosovar në renditjen e UEFA-s, e lë prapa Prishtinën për 30 pozita

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 18, 2018
  • 1 min read

Kampioni në fuqi vazhdon të mbetet ekipi me klasifikimin më të mirë në UEFA nga ekipet e futbollit kosovar.

Pas suksesit historik të arritur në paraqitjen e parë ndërkombëtare në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, Drita renditet në pozitën e 372 në ranklistën e UEFA-s të shpallur për muajin shtator me plot 1,500 pikë, raporton Gazetasheshi.com. Prapa Dritës qëndrojnë katër skuadra shqiptare. Bëhet fjalë për Luftëtarin, Tiranën, Teutën dhe Flamurtarin. Plot 30 pozicione më poshtë qëndron FC Prishtina me plot 1,000 pikë, saktësisht në pozitën e 402. Por, për dallim nga gjilanasit, klubi kryeqytetas shfrytëzoi edhe pikët e edicionit të kaluar për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare, megjithatë prap mbeti pas gjilanasve. Ndërkohë Trepça ’89 që mori pjesë në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve edicionin e shkuar renditet në pozitën e 447-të me 0,500 pikë. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page