PERFAQESUESJA Kastrati shënon “hat-trick”, shpreson në ftesë nga përfaqësuesja A
- rilindjashqiptare
- Sep 17, 2018
- 1 min read

Lirim Kastrati kishte shkëlqyer në barazimin 1:1 të U-21 të Kosovës ndaj Irlandës, më 7 shtator në Mitrovicë.
Falë shpejtësisë që ka, ai kishte shpërthyer në krahun e majtë në minutën e 65-të dhe kishte asistuar në zonë për Florent Hasanin që realizoi për Kosovën. Pas atij takimi Kastrati është kthyer te skuadra e tij, Lokomotiva e Zagrebit. Dhe ka vazhduar të dallohet falë shpejtësisë që ka, shkruan sot “Koha Ditore”. 19-vjeçari nga Hogoshti, të dielën, realizoi tre gola në fitoren 5:2 të Lokomotivës në udhëtim ndaj Slaven Belupos. Të gjithë golat i ka shënuar pasi ka vrapuar të paktën prej gjysmës së fushës, pas kundërsulmeve të skuadrës së tij. Kastrati realizoi në minutën e 23-të, të 46-të dhe të 83-të. Ai në gjashtë paraqitje ka katër gola e dy asistime në këtë edicion të kampionatit kroat. “Jam duke punuar shumë fort si në stërvitje ashtu edhe në mënyrë individuale dhe kjo po e bën të veten. I falënderoj si përfaqësuesen U-21 të Kosovës ashtu edhe Lokomotivën për punën që e kemi bërë së bashku. Meritat janë të të gjithë lojtarëve, jo vetëm të miat”, ka thënë Kastrati për gazetën.
Comments