SUPERLIGA Bylbyl Sokoli: Kjo është skuadra më e fortë në Superligë
- rilindjashqiptare
- Sep 17, 2018
- 1 min read

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli, e ka zbuluar skuadrën më cilësore në Ipko Superligë në këtë edicion, transmeton Insporti.com. ‘Timonieri’ i Llapit vlerëson se skuadra e Dritës është ekipi më cilësor në ligë. “Drita e ka skuadrën më cilësore në Superligë. E ka ruajtur boshtin e edicionit të kaluar dhe ka bërë ndërhyrje në merkato aty ka kishte nevojë”, ka thënë Bylbyl Sokoli për emisionin 2 me 1 në RTV 21. Sokoli në këtë edicion po e drejton Llapin. Pas xhiros së pestë në Superligë, llapjanët ndodhet në pozitën e tretë me 10 pikë të tubuara, tri më pak se lideri Flamurtari. Llapi pikërisht në ndeshjen e fundit barazoi me Flamurtarin 0:0 në ‘Zahir Pajaziti’.
Comments