top of page
123.jpg

Tension në Jale, banorët: Edi Rama je ISIS, djali yt jeton në luks ne na prish shtepitë (video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 18, 2018
  • 1 min read

Mëngjesin e sotëm ka pasur tensione të forta midis banorëve të Jalës dhe punonjësve të IKMT-së, si dhe forcave të shumta policore që kanë shkuar në zonë. Punonjësit e IKMT-së kanë nisur shembjet sipas një programi të parashikuar për në muajin shtator, por banorët e zonës janë ngritur në këmbë, duke e kundërshtuar këtë aksion, dhe duke sqaruar se prishjet janë selektive. Në momentin kur IKMT ka ndërhyrë për prishjen e një lokali, ka pasur akuza të forta dhe sharje në drejtim të Edi Ramës nga ana e familjarëve që kanë në pronësi biznesin. Ata dëgjohen duke e quajtur ISIS kryeministrin, ndërsa i kujtojnë atij faktin se kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa djali i tij jeton në luks. ‘’Je ISIS Edi Rama, je Millosheviç, djali yt jeton në luks, ne na e prishën shtëpinë”, janë vetëm disa nga thirrjet e dëshpëruara të familjarëve që po iu prishet biznesi i tyre. Banorët thanë se ata e kanë çuar çështjen në gjykatë dhe janë ende në proces; se nuk janë paralajmëruar për nisjen e shembjeve sot dhe për më keq, dhomat e dhënë me qera i kanë ende me pushues, duke qenë se kushtet e motit kanë qenë të mira. Ata e konsideruan dhunë, nxjerrjen nga banesat e tyre sot, ndërsa IKMT vijon me procesin e shembjes, me ndihmën dhe të forcave të shumta policore që kanë zbarkuar në zonë. Ndërkohë një prej banorëve ka një thirrje të drejtpërdrejtë për kryeministrin Rama, teksa i thotë se ka vënë ndërtuesit në vendin e parë, dhe jo qytetarët, siç thuhet në daljet e tij të fundit. 

Për video kliko KËTU


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page