top of page
123.jpg

Untitled

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 17, 2018
  • 1 min read

Prishtina pas pesë xhirove të para në elitën e futbollit kosovar nuk i ka arritur rezultatet dhe lojën që e pretendojnë tifozët e saj, raporton Insporti. Prishtina ndodhet e katërta në tabelë me tetë pikë të mbledhura, pesë më pak se lideri Flamurtari. Përzgjedhësi i Kosovës U-17, Besnik Kollari, i ftuar në emisionin 2 me 1 në RTV 21, zbulon se çka po i mungon Prishtinës në këtë fillim të kampionatit. “Prishtinës po i mungon një mesfushor që i shërben sulmuesit me topa. Gjithsesi, besoj se trajneri Mirel Josa do ta konsolidojë ekipin në javët në vijim”, ka thënë Besnik Kollari. Ai vite më parë ka qenë trajner te Prishtina derisa gjatë karrierës si futbollist ka luajtur për ekipin kryeqytetas. 


コメント


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page