top of page
123.jpg

Video e rrallë, e pabesueshme si dukej qendra e Tiranës në vitin 1930

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 17, 2018
  • 1 min read

E njohim si kryeqytet të zhurmshëm dhe gjëja e parë që na shkon në mendje kur dëgjojmë për Tiranën është pluhuri, trafiku, betonizimi… Por, a e dini si ka qenë Tirana shumë vite më parë? Gazetari Ilir Ikonomi ka publikuar disa pamje mjaft të rralla të kryeqytetit, të cilat sipas tij u përkasin mesit të viteve 1930. Pamjet janë me të vërtetë mahnitëse, ndërkohë që në të shihet dhe teksa Banka e Shqipërisë ishte në ndërtim e sipër. Ikonomi shkruan: Banka e Shtetit është në ndërtim e sipër, djathtas duket Kafe Kursal, fshatarët sjellin barrë me dru për ngrohje, në Rrugën e Kavajës qarkullojnë karroca dhe automobilë. 

Tirana, qyteti në luginë, që i bënin karshi malet gri dhe kodrat e gjelbëruara, merrte lezet nga shtëpitë dollmallije prej qerpiçi dhe vilat dykatëshe me bahçe frutash. 

Rrugët nuk ishin dhe aq të mira, por ajo shihej nga udhëtarët si qyteti miqësor dhe i këndshëm për të jetuar. 

Për disa diplomatë të huaj, Tirana meritonte të quhej kryeqyteti më i bukur i Evropës për nga pozicioni gjeografik! Kështu kanë thënë.”

Për video kliko KËTU


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page