top of page
123.jpg

Pakënaqësitë me Lista, veteranët e UÇK-së “blindojnë” Prokurorinë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 19, 2018
  • 1 min read

Ish-ushtarë të shumtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke vazhduar të ‘trokasin’ në dyert e Prokurorisë Speciale në Prishtinë, kjo pasi emrat e tyre janë publikuar në listat e veteranëve mashtrues.

Ndonëse u publikuan mbi 19.000 emra, Prokuroria nuk e ka mohuar se kanë ndodhur lëshime gjatë hetimeve dhe grumbullimit të informacioneve, shkruan Indeksonline. Sipas organit të drejtësië, emrat e veteranëve të vërtetë do të tërhiqen nga kjo listë.

“Gjatë fazës së grumbullimit të informacioneve, si dhe gjatë hetimeve që kanë zgjatur për një vit e gjysmë janë shqyrtuar mbi 80 mijë aplikacione dhe nëse eventualisht ndonjë veteran luftëtar i UÇK-së është dëmtuar me përfshirjen e emrit të tij nga Prokuroria në listën e përfituesve të kundërligjshëm, atëherë do të bëjmë kërkesë që emrat e tyre të tërhiqen si përfitues të kundërligjshëm dhe do t’i propozohet Gjykatës që në bazë të dokumentacionit të rishikuar ndaj tyre të mos zbatohet masa e përkohshme e ndalimit të pagesës së pensionit personal të veteranit luftëtar”, thuhet në sqarim. /Indeksonline/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page