top of page
123.jpg

SUPERLIGA E pabesueshme: Ja sa është buxheti i Feronikelit për një muaj

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 19, 2018
  • 1 min read

Feronikeli është njëri ndër klubet me stabilitetin më të mirë financiar në futbollin kosovar. Ekipi nga Drenasi është “rehatuar” pasi që klubin e ka marrë tashmë nën menaxhim biznismeni i njohur kosovar Naser Ramaj, raporton Gazetasheshi.com. Shpenzimet mujore për një muaj te Feronikeli kalojnë shifrën e 70 mijë eurove. Këtë e ka zbuluar ish-futbollisti i njohur kosovar Muhamet Dragusha, i cili deklaroi se ka burime të sigurta brenda klubit të “Niklit” për shpenzimet mujore që ka ky klub. “Mund të ju konfirmoj se brenda mujit Feronikeli i shpenzon mbi 70 mijë euro, kam burime të sigurta brenda klubit”, deklaroi Dragusha në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini. Nëse Feronikeli shpenzon 70 mijë euro për një muaj, atëherë brenda një viti i bie se hargjon 840 mijë euro, ndërkohë me shpenzimet tjera për faza përgatitore dhe gjëra shtesë kjo shifër mund të arrijë deri në 1 milionë euro.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page